Biden vijon turin! Pas samitit të NATO-s presidenti amerikan zhvillon takime në Finlandë

13/07/2023 17:06

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden vizitoi Finlandën, ku u takua me udhëheqësit nordikë, pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s.

Biden u takua me presidentin finlandez Sauli Niinistö dhe liderë të vendeve të tjera nordike, duke përfshirë Suedinë, Norvegjinë, Danimarkën dhe Islandën.

Tema e diskutimeve mbeti bashkëpunimi ndërmjet vendeve nordike dhe Shteteve të Bashkuara për çështjet e sigurisë, mjedisit dhe teknologjisë.

Në lidhje me miratimin për anëtarësimin në NATO, presidenti amerikan shtoi se i është dashur vetëm tre sekonda për të thënë përgjigjen pozitive, duke i dhënë fund një premtimi dhjetëvjeçar të neutralitetit të miratuar nga Helsinki pas Luftës së Ftohtë. Ai e quajti atë pranimin më të shpejtë që ka ndodhur në historinë moderne.

Biden është presidenti i parë amerikan që viziton Helsinkin që nga samiti i Donald Trump pesë vjet më parë me presidentin rus Vladimir Putin.

Finlanda do të jetë ndalesa e fundit e Biden në turneun e tij evropian përpara se të kthehet në Uashington pas takimit me kryeministrin Rishi Sunak në Londër të hënën dhe pjesëmarrjes në samitin e Vilnius.

Finlanda, tashmë anëtari më i ri i NATO-s, ndan një kufi prej 830 miljesh me Rusinë, ku ka mbajtur marrëdhënie relativisht të përzemërta me Moskën. Por ajo aplikoi për hyrje në NATO menjëherë pas pushtimit të Ukrainës fqinje nga presidenti rus Vladimir Putin vitin e kaluar.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA