Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar pezullimin e seancës plenare dhe prezencën e kryeministrit Edi Rama që siç tha ai, duhet të japë llogari për ngjarjen e Fushë Krujës dhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
“Kryetari juaj do duhet të vijë të japë llogari, duhet ti kërkoni kryeministrit të vijë në seancë plenare. Është e papranueshme që Edi Rama fshihet pas Rrahman Rrajas dhe pas Arben Ahmetajt. Të dyja janë thelbi i qeverisjes së një njeriu. Është ne detyrimin e tuaj t’i kërkohet kryeministrit të japë llogari, për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshti me ligjin në gurore që solli atë ngjarje shokuese. Nuk mund të kalojë ajo vetëm me një dorëheqje, Ka një kërkesë të prokurorisë për arrestimin e Ahmetajt, nuk është aferë personale e tij por e qeverisë se Edi Ramës. Prandaj duhet të vijë në seancë, të japë llogari dhe ti përgjigjet deputetëve dhe opinionit publik. Nuk ka folur për asnjërën nga gjerat. Pezulloni seancën dhe njoftoheni në përputhje me nenet. Nuk ka punë më të rëndësishme se për dy aferat e fundit. Në atë zonë nuk kishte as ligj as policie vetëm një fis për shkak të pushtetit që i ka dhënë Edi Rama.”-tha Bardhi në Kuvend.
Top Channel