Klotilda Bushka ka kundërshtuar kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkoi pezullimin e seancës së parashikuar dhe të diskutohet për Ahmetajn në prani të kryeministrit.
Sipas Bushkës, kërkesa e Bardhit nuk ka bazament, por vetëm sfond politik pasi Këshilli i Mandateve po ndjek një procedurë dhe seanca e posaçme në Kuvend është parashikuar ditën e hënë.
“Kërkesa nuk ka bazament. Bërtisni se e keni zakon ju. Ju nuk dëgjoni as njëri- tjetrin, e lexoi kryetarja e Kuvendit që ka një kërkesë për rend dite. Do flas për publikun jo për juve. Logjika është këtu, procesi për të cilin diskutohet, nuk është politik pro procedural dhe duhet të mbizotërojë drejtësia jo politika. Të respektohen parimet e shtetit të së drejtës. Kemi një proces në Këshillin e Mandateve, neni 118 i rregulloresh thotë brenda dy javëve hartohet një raport për seancë plenare. Raporti dorëzohet nesër dhe të hënën është seanca. Një procedurë nënkupton që ka një garanci të njohur nga ato që konsiderohet e drejta për tu dëgjuar e deputetit do duhet të respektohet këto garanci, përndryshe procesi këtu do ketë cenim dhe ne do i shkojmë interesave të drejtësisë. Dje kolegët tuaj ishin gati pa dëgjuar palët, kjo e cenon drejtësinë, nuk e ndihmon. Do duhet të zbatojmë procedurën dhe të veprojmë me shpejtësi duke respektuar të drejtën kushtetuese, ndryshe e cenojmë procesin. Kjo është një kërkesë pa bazament, ka sfond politik. Nuk ka as pse diskutohet, një rezultat është, çfarë do ndryshohet. Sa i takon argumenteve politike, nuk është ktu vendi e as momenti. S’jemi as gjykatë as prokurori, ne këtu zbatojmë të drejtat procedurale. Nëse nuk veprojmë në përputhje me Kushtetutën mos prisni kolegë të tjerë t’i respektojnë atje. Nuk ka kërkesë për tu marrë në konsideratë”– tha Bushka.
Bardhi këmbënguli që në sallë të jetë prezent kryeministri Rama pasi nuk ka ccështe më të rëndësishme sesa rasti i Ahmetajt.
“Kur të shqyrtojmë kërkesën që kemi paraqitur do marrim fjalën. Kam bërë një kërkesë të pezullohet seanca, sill përgjegjësin e dy aferave. Të mos fshihet pas Rrajës dhe Ahmetajt. Është përgjegjësia e tij dhe të vijë në parlament t’i japë llogari qytetarëve. Nuk mund ta kalojë në heshtje kur s’ka zgjidh akoma korrupsionin. Ka krijuar një grup në burg, të vijë këtu të na sqarojë, nuk është përgjegjësi e Ahmetajt por ka një përgjegjësi politike, gjithë qeveria e përfshirë. Shoh Elisën që ngre dorën, i sugjeroj të mos e marrë fjalën. Afera përfshin Edi Ramën, të lërë negociata në distancë me Ahmetajn. Pastaj kalojmë te shqyrtimi i kërkesës për ndryshim. Anëtarët e Këshillit të Ministrave e kanë për detyrë kur kërkohet nga deputetit. Kërkoj prezencën e Edi Ramës në seancë plenare pa u shqyrtuar kjo, nuk mund të kalojmë të pikat e tjera”-tha Bardhi.
Top Channel