Adoleshenti me ‘bishtin’ 60 cm të gjatë adhurohet si zot në Indi, por përsëri kërkon ta heqë (fotot)

13/07/2023 15:24

Suresh, një djalë 14-vjeçar nga India, respektohet si një hyjni nga fqinjët e tij besimtarë, pasi një bisht rreth 60 cm i gjatë është rritur në fund të kurrizit të tij, çka sjell krahasime me zotin hindu Shri Hanuman

Prandaj i riu ka nisur të adhurohet në Indi si zoti majmun Hindu.

Suresh, ka gjithashtu një masë qimesh të zeza që rriten pranë bishtit të tij, të cilin e kishte pasur që kur ishte fëmijë.

Gjatë viteve bishti tij është rritur duke arritur gjatësinë aktuale ndërsa qimet rreth tij djali i kthen në gërsheta.

Banorët e qytezës indiane të Barwani, e krahasojnë Suresh me Shri Hanuman, hyjninë Hindu që ka një bisht majmuni. Hanuman është gjithashtu një nga personazhet kryesorë të tregimeve mitologjike hindu, Ramayana.

Por disa doktorë sugjerojnë se bishti i Suresh mund të jetë rezultat i një ndryshimi të rrallë gjenetik, teksa të tjerë thonë se mund të vijë nga mungesa e ushqimeve cilësore gjatë shtatzanisë së të ëmës.

Disa nga fqinjët e tij të habitur e adhurojnë djalin si zot por adoleshenti kërkon ta heqë qafe bishtin e tij që e bën të duket ndryshe nga të tjerët.

Doktorët thonë se e kanë të vshtirë të veprojnë pasi rasti është shumë i rrallë, edhe pse Suresh ankohet se qimet e pazakonta në kurriz e bëjnë jo vetëm qesharak por dhe e irritojnë në rroba dhe gjatë gjumit.

Në tregimet mitologjike Hindu, Hanuman torturohet nga njerëzit që e tallin dhe i ngacmojnë bishtin e tij, nganjëherë dhe duke i vënë zjarrin.

FOTO GALERI
1/3
Gjatë viteve bishti tij është rritur duke arritur gjatësinë aktuale ndërsa qimet rreth tij djali i kthen në gërsheta.

Top Channel