Prej vitesh banoret e fshatit Boçovë në njesinë administrative Levan vuajnë për ujë gjatë vaditjes së tokave bujqësore, gjë që ka sjellë edhe tharjen dhe dëmtimin e prodhimeve të tyre.

Ata ankohen se pjesa më e madhe e banorëve nuk furnizohen me ujë për vaditje teksa theksojnë se kjo situatë e rënduar po i çon drejt falimentimit.

Me rritjen e temperaturave situata bëhet edhe më problematike thonë ata njëzëri, teksa theksojnë se dëmi më i madh ekonomik në këtë periudhë të vitit është në kulturën e misrit.

Dikur me 800 familje, sot fshati Boçovë është reduktuar ndjeshëm. Sipas banorëve, një pjesë e mirë e fermerëve kryesisht janë larguar në emigracion pikërisht për faktin se nuk mund të mbështeten te bujqësia pasi mungesa e vëmendjes nga shteti i ka shoqëruar prej 30 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA