Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)
23/11 21:40
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një paketë e re garancish sigurie për Ukrainën, e premtuar nga disa vende të G7, është pjesë e një strategjie afatgjatë për të mbështetur Kievin.
Duke folur nga samiti i NATO-s në Vilnius, Scholz tha se garancia “ka të bëjë me një partneritet sigurie që nevojitet urgjentisht”.
Premtimi do t’u mundësojë vendeve pjesëmarrëse të “specifikojnë kontributet e tyre, duke i përfshirë këto kontribute në një strategji afatgjatë në të cilën mund të mbështetet Ukraina”, tha Scholz.
Anëtarët e G7 njoftuan sot kornizën e re, duke ofruar garanci të mëdha sigurie për Kievin, ndërsa ai kundërshton pushtimin rus.
Top Channel