Ish-agjenti i Marco Verratit, Donato di Campli ka nxjerrë “zbuluar” klubin e Paris Saint-Germain. Di Campli, i cili ishte personazhi që transferoi mesfushorin nga Pescara në Francë, theksoi në një intervistë për “Revelo”, se në skuadrën pariziene drejtuesit kërcënojnë dhe shantazhojnë lojtarët që të mos largohen.
Sipas agjentit, drejtuesit e bënë këtë edhe me Verratin në momentin kur mësuan mbi interesin e Barcelonës për italianin.
“Në Paris lojtarët jetojnë sikur të jenë të burgosur. Ata nuk bëjnë atë që duan, por bëjnë atë që dëshiron klubi. Është fiks një burg, ka edhe shantazhime apo kërcënime. Unë sjell shembullin kur Verrati dëshironte transferimin te Barcelona, udhëtuam për në Spanjë. Por, emirit të PSG kjo nuk i pëlqeu aspak. Al-Khelaifi ma tha qartë se nëse unë vazhdoja me përpjekjet për ta dërguar Verratin te Barcelona, atëherë ai nuk do të punonte më mua.
Dhe kështu ndodhi, jam i bindur se Verrati ka pasur frikë dhe më ka larguar. Sigurisht Verrati nuk mund ta pranojë diçka të tillë, por kështu ndodh te PSG. Drejtuesit e PSG takuan Verratin dhe e bindën se do të transferonin Neymar dhe se projekti i tyre lidhej me drejtëpërdrejtë me italianin. Nëse kundërshton drejtuesit e PSG, atëherë ata e kthejnë në një çështje personale.
Eksperienca ime me ta është shumë e keqe, te PSG mendojnë vetëm për paratë, është një klub që nuk ka shpirt. Emiri dhe Al-Khelaifi mendojnë se mund të blejnë gjithçka me para dhe se mund të lëvizin botën ashtu siç ata duan. Por, koha tregoi se diçka e tillë nuk është e mundur”, u shpreh agjenti./ Supersport
Top Channel