Manchester United është shumë pranë akordit me portierin Andre Onana, i cili pas një viti në Itali është bërë gati për të ndryshuar ambient dhe për t’u larguar nga Interi.
Edhe pse marrëveshja mes klubeve nuk është arritur, mediet italiani kanë bërë me dije tashmë gjithçka është përpiluar dhe pritet që transferimi të kryhet me sukses.
Për këtë arsye, Inter është vendosur në lëvizje për të gjetur pasuesin e portierit kamerunas dhe së fundmi, në skenë është shfaqur edhe emri i Yann Sommer.
Ish-gardiani i Borussi M’Gladbach, që u kaloi në Mynih te Bayern gjatë merkatos së janarit pikërisht pas dëmtimit të Neuer mund të largohet nga Bavaria.
Portieri pëlqehet shumë nga drejtuesit italianë, ndërsa portieri 34-vjeçar ka një kontratë aktuale me bavarezët deri në verën e vitit 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.
Kontaktet e para kanë nisur, por Inter po pret zyrtarizimin e Onana-s te United për të bërë lëvizjen konkrete drejt zyrave të Bayernit i cili ka parakaluar kështu objektivin Trubin. /Supersport
Top Channel