Autori francez i lindur në Çeki vdiq në Paris pas një sëmundjeje të zgjatur.
Vdekja e shkrimtarit çek u raportua sot nga televizioni publik i Çekisë.
Një zëdhënës i shtëpisë botuese franceze Gallimard, konfirmonte për rrjetin New York Times se Kundera kishte vdekur në Paris “pas një sëmundjeje të gjatë”.
Kundera ishte autor i romanit fitues të shumë çmimeve “Drita e padurueshme e të qenit”, në vitin 1984 që ndiqte jetën e dy çifteve në Çekosllovakinë e viteve të trazuara 1968.
Libra të tij të tjerë përfshijnë “Shakaja” (1967), Pavdekshmëri (1988), Dashuri Qesharake (1969) dhe Lamtumirë Valts (1972).
Poeti, dramaturgu e novelisti i njohur kishte lindur në qytetin e Brno.
Në vitin 1950, ai ishte përjashtuar nga partia çekosllovake për aktivitet “anti-komunist” para se të emigronte në Francë ku vijoi mbrojtjen e lëvizjes së Pranverës Çeke.
Në vitin 1979, autoritetet i hoqën atij qytetarinë çeke dhe dy vjet më vonë ai u bë qytetar francez.
“Pavdekshmëri” i publikuar në 1988, ishte romani i fundit i Kundera në gjuhën çeke pasi më vonë ai shkroi në frengjisht. Publikimi i tij i fundit ishte ai vitit 2015 “Festival pa domethënie”, që ishte shkruar prej viteve 1980-të.
Top Channel