Lionel Messi ishte përsëri në qendër të vëmendjes edhe këtë merkato, me kampionin e botës që ishte pranë rikthimit te Barcelona, por në fund u transferua në Amerikë te Inter Miami.
Lidhje me këtë çështje ka folur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
“Ne kishim një marrëveshje, Messi ishte dakord, babai i tij gjithashtu. Unë bisedova dhe isha i drejtëpërdrejtë, u thashë se do të bënim gjithcka sapo të merrnim konfirmimin për “fair-play” financiar. Ne kishim arritur deri te kushtet e kontratës, pastaj Jorge erdhi dhe me foli për Inter Miami. Ai më tha gjithashtu se, Messi kishte kaluar dy sezone të komplikuara në Paris e gjithashtu ishte nën shumë presion, ndaj Inter Miami ishte destinacioni i tij ideal sepse është një mjedis më i qetë” – tha Laporta.
Top Channel