Festivali Kabaja Myzeqare organizohet në Krutje të Lushnjës/ Klarinetisti më i mirë: Aleksandër Mjeshtri

12/07/2023 15:27

Për të tretin vit radhazi në Lushnjë u zhvillua festivali Kabaja Myzeqare ku grupet pjesëmarrëse kënduan në Krutje.

Trashëgimi i këtyre traditave mbetet si mision i kryesor i këtyre artistëve të cilët interpretojnë prej vitesh në skenat brenda dhe jashtë vendit.

Fredi dhe Aleksandër Mjeshtri nga Dëshirani i Elbasanit tregojnë se instrumentin e klarinetës e kanë të trashëguar që nja gjyshërit dhe po ua mësojnë te rinjve siç është Aleksandri 16 vjeç.

“Ne mundohemi gjithmonë ta trashëgojmë tek fëmijët tanë por dhe nuk ka dhe shumë rini që ta ndjekë. Unë e kam trashëguar nga babai, vazhdoj dhe ia kam trashëguar djalit. Nuk ka kënaqësi më të madhe, aty është e gjitha bota”, tha Fredi Mjeshtri.

 “Fillova nga mosha 4 deri 6 vjeç violinën. Pastaj fillova të mësoj klarinetën që e kam të trashëguar nga babai, nga gjyshi”, tha Aleksandër Mjeshtri.

Sako Murati, 70 vjeçari që ka nisur të kërcej valle myzeqare që në moshën 7 vjeçare tregon se vallet e Myzeqesë janë vlerë e madhe.

Klarinetisti më i mirë që trashëgon traditën u shpall Aleksandër Mjeshtri. Çmimin e karrierës e mori Behar Hoxha, ndërsa klarinetisti më i mirë i kabasë u shpall Alfred Avrami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA