Mauro Meluso është drejtori i ri sportiv i Napolit. Njoftimi u bë në Twitter nga presidenti Aurelio De Laurentiis.
Ish-Menaxheri i Përgjithshëm i Zonës Teknike të Spezias do të jetë kështu trashëgimtari i Cristiano Giuntolit, i cili u transferua tek Juventusi në rolin e drejtorit teknik.
Meluso, i lindur në vitin 1965 në Cosenza, vitet e fundit e ka lidhur emrin e tij si menaxher me dy klube, Lecce dhe Spezia).
Pas lamtumirës së Giuntolit, shefi i zonës së skautizmit, Maurizio Micheli, kishte punuar me presidentin De Laurentiis për transferimet. Ai mori pjesë në takimin e së hënës me Garcian, pas prezantimit të fanellës së re.
Tashmë një tjetër figurë i është shtuar organikës së klubit. Pikërisht Meluso, pasuesi i Giuntolit./ Super Sport
Top Channel