Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka depozituar sot në Kuvend që çështja e Arben Ahmetajt të futet nesër në seancën plenare.

Një ditë më parë, pas mbledhjes së parë të Këshillit të Mandateve, Bardhi tha se maxhoranca po i jep ndihmë Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia.

Këshilli i Mandateve nisi mbledhjen me dyer të mbyllura për të marrë vendimin për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Largimin e tij e ka konfirmuar avokati Enrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që u mbajt një ditë më parë.

Kreu i SPAK Altin Dumani dhe më pas prokurorja Enkeleda Millonai, i parashtruan dje Këshillit të gjitha faktet përmes të cilave mendojnë se Ahmetaj duhet të arrestohet. Dumani tha se të gjitha faktet janë të atilla që e justifikojnë arrestimin e ish-ministrit të Financave.

Mbledhja u shoqërua me debate të forta, teksa opozita kërkoi që kjo mbledhje të bëhej me dyer të hapura. Për herë të parë, SPAK i ka kërkuar Kuvendit që kjo seancë të ishte me dyer të mbyllura, pasi në dosjen e konsideruar sekret përfshihen dhe emra të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit dy ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA