Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Pamje dramatike publikoheshin sot të rruge në ndërtim të ngritur mbi kollona të larta në kryeqytetin e Tailandës, e cila u shemb papritur pasditen e djeshme.
Dy njerëz raportohet të kenë gjetur vdekjen nga ngjarja e rëndë dhe 11 u plagosën, njoftonte administrata e qytetit të Bangkok. Guvernatori Chadchart Sittipan tha se një person kishte vdekur në vend, ndërsa një tjetër vdiq më vonë në spital.
Autoritetet thanë se po hetojnë shkaqet e shembjes së rrugës në perëndim të qytetit, e cila nuk kishte mbarur ende ndërtimin e nisur në 2020.
Chadchart tha se mbetet në zonë po pastrohen dhe se nuk kishte të bllokuar brenda rrënojave.
Pamjet video tregojnë momentin e shembjes së strukturës së metalit blu, e cila duket se mban pllakat e betonit, duke rrëzuar të gjithë mbikalimin përtokë.
“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur,” dëgjohej të thoshte Chadchart teksa inspektonte dëmet mbrëmjen e djeshme. “Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë … kanë humbur jetë njerëzish, kjo nuk ishte e pa-parandalueshme”.
Një aksident i ngjashëm ishte parë sërish në Bangkok në fillim të vitit kur një punonjës humbi jetën nga rënia e betonit gjatë ndërtimit.
Top Channel