Ti Raporton/ Qytetari: Në aeroportin Rimini të Italisë turistët shqiptarë i kthejnë mbrapsht! Racizëm i paparë

11/07/2023 13:44

Një qytetar emigrant në Itali ka denoncuar në redaksinë e Top Channel se në aeroportin e Riminit në Itali, disa prej shqiptarëve që duan të udhëtojnë atje, i kthejnë mbrapsht, duke treguar racizëm ndaj tyre.

Qytetari, i cili punon në një agjenci turistike thotë se gjatë gjithë këtij viti, thuajse çdo ditë, turistëve shqiptarë u bëjnë terror në aeroport, duke mos i pranuar në Itali.

Ai e krahason situatën edhe me racizmin e Greqisë ndaj shqiptarëve, ku sipas tij situata është më e keqe, duke i bërë thirrje Ambasadës së Shqipërisë në Itali që të mbajë qëndrim dhe të reagojë.

“Përshëndetje ,doja të bëja një denoncim për sa i përket aeroportit të Riminit në Itali. Punoj në agjenci dhe ka pothuajse gjithë 2023-shin që i bëjnë terror shqiptarëve që shkojnë për pushime, i kthejnë mbrapsht, një racizëm i paparë, më keq se i grekut ndaj shqiptarëve. Nëse kemi Ambasadë duhet t’i vini në dijeni të mbajnë një qëndrim. Ka për ditë raste që kthejnë mbrapsht njerëzit që nisen për të zbritur tek ky aeroport”, shkruan qytetari në Ti Raporton.

Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini, dikur Aeroporti Rimini Miramare, është një aeroport ndërkombëtar i vendosur në Rimini, Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA