Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Ata kanë diskutuar për tensionet në veri të Kosovës, ndërsa Rama thekson se duhet ndalur një orë e më parë një përshkallëzim i rrezikshëm që mund të ndodhë.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen në tryezën e dialogut dhe të finalizojnë Marrëveshjen e Normalizimit.
“Vilnius, Lituani – Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”, shkruan Rama.
Top Channel