Opozita iraniane, Rama në Vilnius: I morëm të ishin të sigurt, jo ta kthenin Shqipërinë në platformë kundër regjimit

11/07/2023 17:40

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në Vilnius tha se Shqipëria i shpëtoi jetën opozitës iraniane duke i hapur derën, por ata e kthyen vendin tonë në platformë kundër regjimit.

Ndërsa po merr pjesë në samitin e NATO-s i cili po zhvillohet në Lituani, ai theksoi se Shqipëria u sulmua në shkallë të gjerë  nga Irani.

Rama: Është një sfidë tejet e madhe besoj që do të jetë edhe më e madhe me hyrjen e AI në shkallë të gjerë dhe kjo për Shqipërinë si shembull ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë lufte apo beteje por kur ne na kërkohet të ndihmojmë jemi më se të lumtur ta bëjmë, na u kërkua të ndihmojmë MEK, e cila është një kafshatë e fortë ndryshe ata do të ishin masakruar nga shërbimet iraniane, na u kërkua të shpëtojmë jetët e tyre, të shpëtojë jetë shqiptarët e kanë në ADN-në  e tyre. Hebrenjtë u ndjenë të sigurt në Shqipëri dhe asnjë nuk iu dorëzua nazistëve. 500 mijë refugjatë që po i shpëtonin spastrimit të Kosovës, hapëm dyert për afganët nga Kabuli, bëmë të njëjtën me këtë grup opozitar. Ata janë opozita iraniane, ne i morëm që të qëndronin të sigurt dhe jo ta kthenin Shqipërinë në një platformë kundër regjimit, , ishim një vend kryesor që jepnim shërbime online dhe ne u prekëm. Për të rritur sigurinë na u kërkua mbështetje nga senati. Po përpiqemi të bëjmë gjithçka të forcojmë sigurinë kibernetike.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA