
25/02 09:55
Sergej Milinkovic-Savic do të luajë për Al-Hilal sezonin e ri, me Lazion që do të përfitojë 40 milionë euro për këtë transferim.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito dëshironte ta mbante në ekip mesfushorin, por ky i fund insistoi deri në fund dhe gjithçka u mbyll falë vullnetit të tij.
Lotito, ka treguar se pak kohë më parë ai refuzoi plot 140 milionë euro për mesfushorin.
“Unë doja që ai të qëndronte, madje i ofruam 6 milionë euro në vit për rinovimin e kontratës. Është e vërtetë, pak vite më parë vendosa të refuzoj një ofertë 140 milionë euro nga Galliani dhe Milan. Ishin 60 milionë menjëherë dhe 80 të tjera që do të paguheshin në 5 vitet e ardhshme. Nuk jam penduar” – tha presidenti i Lazios.
Top Channel