
23/02 22:38
Pas Marcelo Brozovic, një tjetër mesfushor nga Seria A zbarkon në Arabinë Saudite dhe po flasim për Sergej Milinkovic-Savic.
Lojtari i Lazios do të largohet kështu nga Europa dhe do të jetë futbollisti i radhës që do të udhëtojë drejt Arabisë.
Destinacioni do të jetë Al-Hilal, që ka gati një kontratë tre vjeçare me pagë 20 milionë euro (neto) në sezon, ndërsa mediet italiane bëjnë me dije se Lazio do të përfitojë 40 milionë euro./ SuperSport
Top Channel