Kampionët e Kosovës po përballen me bullgarët e Ludogorets në “Fadil Vokrri”, në turin e parë eliminator të Champions League.
Pasi shkroi historinë një vit më parë, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Conference League, Ballkani nis një tjetër rrugëtim europian, me të njëjtin synim, për të regjistruar të tjera suksese.
21′ Minuta të mira për Ballkanin, vendasit shumë pranë golit. Despodov devijon topin në drejtim të portës së tij, por portieri Padt pret mbi vijën fatale
17′ Sërish Ballkani në sulm, këtë herë është Kuc që provon nga distanca, por pa mundur të gjejë kuadratin
35′ Aksion model i Ballkanit. Nis nga portieri Koliçi dhe vijon me kombinime në mbrojtje e mesfushë për të përfunduar me një silurë të Gripshit me topin që përfundon pak centimetra jashtë kuadratit
45+1′ Gooooooool! Festë në stadiumin Fadil Vokrri, Meriton Korenica kalon Ballkanin në avantazh
47′ Ballkani e nis pjesën e dytë aty ku e mbylli të parën, vendasit janë vazhdimisht në sulm dhe Gripshi sërish rrezikon portën e Ludogorets duke detyruar portierin Padt të presë në dy kohë
55′ Gooooooooool! Ballkani dyfishon shifrat në Fadil Vokrri përballë Ludogorets, Qëndrim Zyba shënon pas asistit të Lorenc Trashit
67′ Rasti i parë për Ludogorets, Naressi godet me kokë pas një goditje këndi, por Koliçi pret në vijën fatale dhe shpëton skuadrën nga një gol i sigurt/ Super Sport
Top Channel