Stadiumi legjendar i Barcelonës, Camp Nou po i nënshtrohet një rinkonstruksioni total.
Gjashtë javë nga ndeshja e fundit e skuadrës së Xavi Hernandez në Camp Nou, muret e kërtij të fundit kanë rënë dhe tashmë impianti ngjason me një gërmadhë.
Teksa pamjet nga shembja e Camp Nou kanë bërë xhiron e botës, tifozët blaugrana vijojnë të jenë ndarë për stadiumin teksa një pjesë është dakord me ndërtimin e një impianti të ri ndërsa pjesa tjetër këmbëngul se duhej të ishte ruajtur tradita dhe se Camp Nou duhej t’i ishte nënshtruar vetëm një rikonstruksioni të pjesshëm.
Gjithsesi, tashmë puna ka nisur me themel teksa Barcelona shpreson ta ketë gati stadiumin e ri për sezonin 2025/26 ndërsa impiantit të ri që do të kushtojë 1.52 bilionë paund, do t’i shtohet një çati ndërsa do të marrë emrin e “Spotify Camp Nou” ashtu si edhe sponsori i blaugranave. Ndërkaq, kapaciteti do të rritet dhe nga 99,354 që ishte në Camp Nou-n e vjetër do të shkojë në 105.000.
Gjatë kësaj periudhe që stadiumi është në ndërtim e sipër, Barcelona do të zhvendoset në Olympic Stadium që është përdorur për Lojërat Olimpike të vitit 1992 dhe është gjithashtu në qytetin e Barcelonës e në këtë formë nuk do t’i hapë probleme skuadrës së Xavit./ Supersport
Top Channel