SHBA: Aspiratat e Turqisë për në BE nuk duhet të pengojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO

10/07/2023 20:24

SHBA nuk beson se dëshira e Turqisë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian duhet të vonojë pranimin e Suedisë në NATO, tha të hënën Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur për disa vite aspiratat e Turqisë për në BE dhe ne vazhdojmë ta bëjmë këtë“- tha zëdhënësi i DASH, Matthew Miller, duke shtuar se integrimi i Ankarasë në Bllok, varet si përfundim nga BE dhe Turqia.

Megjithatë, ne nuk besojmë se kjo duhet të jetë një pengesë për pranimin e Suedisë në NATO“- tha ai.

Zoti Miller tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “e theksoi këtë pikë” në bisedat e tij me Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Të dy kanë folur tre herë në pesë ditë.

Ne vazhdojmë të ngulmojmë se Suedia ka ndërmarrë një sërë hapash për të adresuar shqetësimet që ngriti Turqia dhe ne besojmë se është koha që Turqia të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO“- shtoi Miller.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA