Manjani thirrje të fortë Ahmetajt: Beni gjej guximin, shko fol nesër në Kuvend, je shumë i rëndësishëm

10/07/2023 23:17

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë thirrje Arben Ahmetajt që të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, ku Këshilli i Mandateve pritet t’i heqë imunitetin e deputetit me kërkesë të SPAK, me qëllim që drejtësia shqiptare të vijojë hetimet ndaj tij për korrupsion.

I ftuar në “Top Story”, Manjani tha se “dikujt i ka interesuar që Arben Ahmetaj të mos jetë nesër në Parlament, të mos jetë as në Shqipëri, madje të jetë edhe i arratisur i drejtësisë”.

Për këtë arsye, juristi i ka bërë thirrje ish-zv. kryeministrit që të marrë pjesë në takim për të thënë të vërtetën. Sipas Manjanit, Ahmetaj është dëshmitar i çdo qindarke që ka dalë nga arka e këtij shteti, dhe si i tillë ai duhet të bëjë transparencën duke dhënë emrat, fillimsht të miqve dhe shokëve të tij socialist.

Nëse se bën, dhe aq më keq të arratiset, ai është fajtor.

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për transparencën në vend, dhe autori i kësaj transparence është Arben Ahmetaj.

Unë kam një këshillë personale dhe miqësore në qoftë se më dëgjon. Ben, shko nesër bëj transparencën. Je njëriu më i rëndësishëm i 10 apo 11 viteve të fundit. Çdo qindarkë që ka lëvizur ky shtet, ti je dëshmitar dhe e di se çfarë ka ndodhur. Ti e di se ku janë. Shko nesër dhe bëj transparencën. Ky është gjyq, ky është hetim. Lëri pastaj ato përrallat me tha ky, tha ai.

Je njeriu më i rëndësishëm, shko nesër dhe bëj transparencën në Parlament. Filloje nga miqt dhe shokët e tu. Thuaj të vërtetën.

E gjithë kjo lojë është bërë tani në mes të verës, kur njerëzit janë me pushime. Kanë pasur shpresë dhe ndoshta edhe diell të prishur apo diell, ku di unë, që Ben Ahmetaj të mbyllë gojën.

Dikujt i ka interesuar që Arben Ahmetaj të mos jetë nesër në Parlament, të mos jetë as në Shqipëri, madje të jetë edhe i arratisur i drejtësisë. Nuk di ta them nëse është në Shqipëri apo jo, por në qoftë se më dëgjon dhe e vlerëson këtë që po them, duhet të shkosh të bësh transparencën.

Nesër është dita e fundit, pasnesër është shumë vonë. Në qoftë se pasnesër i kanë hedhur hekurat, do të jetë si gjithë të tjerët dhe të gjithë do të themi se e bëm për të mbrojtur veten.

Nesër është dita jote Arben Ahmetaj. Shko në parlament, thuaj çke për të thënë, bëj transparencën e çdo qindarka financiare që ka derdhur ky shtet ku ti je dëshmitar. Je njeriu më i rëndësishëm i këtj shteti, numri dy. Dhe nuk mund të tallet do kush do me numrin dy. Në qoftë se nuk e bën, je fajtor”- tha Manjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA