22/12 08:57
Rrëzimi nga Premier League në Championship solli shumë ndryshime te skuadra e Leicester City-t.
Së fundmi, sipas raportimeve të medieve britanike pritet largimi i Kelechi Iheanacho.
Për sulmuesin 26-vjeçar ka shfaqur interes të lartë klubi i Nottingham Forest, me këta të fundit që janë konkurrojnë në elitën e futbollit anglez.
Kontrata e nigerianit me Leicester skadon më 30 qershor 2024 dhe në një situatë të tillë “Dhelprat” pritet ta shesin Iheanachon në vend që ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. /Supersport
Top Channel