Presidenti Joe Biden u takua me kryeministrin Rishi Sunak pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, ku nuk arritën të binin dakord për vendimin e SHBA-së për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë.
Lideri britanik u shpreh se Mbretëria e Bashkuar është e detyruar nga një traktat ndërkombëtar të mos përdorë, prodhojë ose inkurajojë përdorimin e municioneve, të cilat SHBA po planifikojnë të përdorin për të armatosur Kievin me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Nga ana tjetër presidenti amerikan theksoi edhe një herë se ishte e parakohshme të parashikohej bashkimi i Ukrainës me NATO-n dhe se aleanca ishte e ndarë për këtë çështje, pasi do të sillte përfshirjen e të gjitha vendeve në luftë.
Ata qëndruan për më shumë se 40 minuta duke diskutuar me njëri-tjetrin, përpara se t’i bashkoheshin samitit të rëndësishëm të NATO-s që mbahet në Lituani.
E gjithë biseda ishte miqësore dhe shpesh herë në mbizotërimin e batutave, kryesisht nga Biden, i cili e konsideron Sunak një mik të ngushtë.
Pas Sunak destinacioni i radhës ishte pallati mbretëror, ku Biden zhvilloi një takim me Mbretin Charles III, gjatë së cilës u zhvilluan bisedime për ndryshimet klimaterike.
Ky ishte takimi i parë i presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Charles që kur ai u kurorëzua zyrtarisht mbret.
Tashmë Joe Biden është nisur drejt kryeqytetit të Lituanisë, aty ku mbahet samiti i NATO-s.
Top Channel