23/11 20:33
Pas vendimeve të drejtësisë sportive italiane, Juventusi pritet të marrë goditjen e radhës nga UEFA.
Qeveria e futbollit europian po përgatit masën ndëshkimore ndaj klubit bardhezi në kuadër të hetimeve të hapura në dhjetor për mashtrim me bilancet dhe thyerje të rregullave të Fair Play-it Financiar.
Sikurse shkruan këtë të diel “Corriere dello Sport”, vendimi përfundimtar mund të merret në ditët e para të javës dhe me shumë mundësi do të kemi skualifikim për një vit në Kupat e Europës për “Zonjën e Vjetër”.
Bardhezinjtë do të mbesin jashtë Conference League-s, me kushtin që të mos paraqesin ankesë në KAS, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Champions League në sezonin 2024-2025.
Top Channel