22/11 22:35
Sergio Rico, portieri i Paris Saint-Germain, foli përmes profilit të tij në “Instagram” për herë të parë pas zgjimit nga koma.
Rico foli për rrëzimin nga kali dhe periudhën që ishte në gjendje të pavetëdijshme, ndërsa theksoi se vazhdon punën për t’u rikuperuar.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të vështira. Unë vazhdoj të punoj për rikuperimin tim, ndërsa përmirësohem dita-ditës. Ndihem shumë me fat, edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti.”-shkruan Sergio Rico në një “Insta-story”.
Top Channel