Nuk është vetëm Interi për Romelu Lukakun.
Vetëm orët e fundit është mësuar se për lojtarin interesohet seriozisht edhe Juventusi. Një emisar i klubit të Juventusit po punon për të bërë të mundur vënien e sulmuesit belg nën urdhrat e Max Allegrit.
Juventusi ka nisur tashmë me Chelsea-n, sepse Lukaku është një emër me interes konkret për bardhezinjtë. Duke qenë se Interi po përpiqet ta mbyllë blerjen përfundimtare, bardhezinjtë janë gati për parakalimin e bujshëm.
Lukaku ka kontratë me Chelsea-n deri më 30 qershor 2026. Dje, dje trajneri i ri i bluve, Mauricio Pochettino, ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtypin, ku foli edhe për sulmuesin belg:
“Të gjitha palët e dinë se çfarë mendojmë. Unë do të thosha se ai duhet të kthehet në 12 ose 13 korrik për të qenë me ekipin dhe për të filluar përgatitjet për sezonin e ri.
Nëse ai është ende lojtar i këtij klubi, unë pres që, si të gjithë lojtarët, të vijë në zyrën time për t’u përshëndetur me të”. Gjiganti nga Antëerpi ka konfirmuar në disa raste se nuk dëshiron të dëgjojë ofertat, duke refuzuar gjithashtu kontratën faraonike me vlerë 45 milionë në sezon të ofruar nga Al-Hilal.
Për t’u rikthyer në Milano dhe për të luajtur përsëri për Interin ai është i gatshëm të ulë pagën (sezonin e kaluar përfitoi 8.5 milionë euro). Por nëse zikaltrit refuzojnë ta blejnë (30 milionë është shuma që kërkon Chelsea), atëherë transferimi te Juventusi mund të materializohet./SuperSport
Top Channel