23/12 21:18
Aristidi Kolaj u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Alessandria te Pescara. Klubi i Serie C pagoi 100 mijë euro për kartonin e sulmuesit të djathtë shqiptar.
Ish-lojtari i Shqipërisë U21 zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi dy gola me skuadrën e Zdenek Zeman, që mbërriti deri në fazën play-off.
Por, shtypi italian shkruan se Kolaj nuk bën më pjesë në planet e “bohemit”. Dhe e ardhmja e tij mund të jetë Cesena.
Klub ku luajnë edhe dy vëllezërit e talentuar Shpendi: Steven dhe Cristian. Klubi bardhezi synon rikthimin në Serie B.
Dhe Kolaj cilësohet si një përforcim i rëndësishëm për organikën e skuadrës italiane.
Top Channel