Lionel Messi do të prezantohet tek Inter Miami më 16 korrik në stadiumin DRV PNK, siç është përfolur prej disa javësh.
Përmes një deklarate, Inter Miami lajmëroi se eventi do të zhvillohet të dielën e ardhshme, më 16 korrik, dhe do të fillojë në orën 20:00 me orën lokale në Shtetet e Bashkuara (18:00 me orën europiane).
Klubi i Floridës Jugore e quajti ngjarjen “The Unveil” dhe pritet të njoftojë prezantimin e Lionel Messit, Sergio Busquets dhe ndoshta edhe të Jordi Albas.
“Ngjarja do të ketë argëtim, fjalime në terren dhe më shumë. Më shumë detaje do të njoftohen më afër datës së ngjarjes”, thuhet në deklaratën e Inter Miamit, e cila u nda nga Agencia EFE.
Po kështu, siç është raportuar më parë, argjentinasi pritet të mbërrijë në Miami të martën e ardhshme, më 11 korrik dhe të përfundojë procedurat për transferimin e tij.
Më pas, ka të ngjarë që klubi të zyrtarizojë nënshkrimin dhe të njoftojë të gjitha detajet rreth këtij prezantimi që do të jetë në stadiumin DRV PNK, të dielën e ardhshme, më 16 korrik./SuperSport
Top Channel