“Duam 70 mln €”, zikaltrit shtangin United dhe Ten Hag

09/07/2023 17:06

Drejtuesit e Manchester United po merren me detajet e fundit në lidhje me portierin e Interit, Andre Onana.

Marrëveshja është arritur në parim dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit të kamerunasit në “Old Trafford”.

Por Erik ten Hag pret edhe një përforcim në sulm. Më saktë një qendërsulmues. Rasmus Hojlund është një ndër të preferuarit e “Djajve të Kuq”.

Por kërkesat e Atalantës në lidhje me talentin danez janë të larta. Klubi nga Bergamo kërkon 70 milionë euro për të lënë të lirë goleadorin 20-vjeçar, i cili cilësohet si Haalandi i Danimarkës.

Drejtuesit e United kanë arritur akordin me agjentin e Hojlund, i cili po pret me padurim edhe marrëveshjen mes dy klubeve. Me Atalantën që kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit nordik.

Hojlund ka zhvilluar gjashtë ndeshje me kombëtaren daneze, duke gjetur po kaq herë rrugën e rrjetës. Teksa shënoi 10 gola në sezonin e parë me Atalantën. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA