Barcelona siguron talentin brazilian, shuma e majme që do të paguajë

09/07/2023 08:42

Vitor Roque (18 vjeç) është gati të bashkohet zyrtarisht me Barcelonën.

Në fakt, mungon vetëm konfirmimi zyrtar. Marrëveshja mes klubeve për talentin brazilian është mbyllur për 30 milionë euro, plus 31 të tjerë në formë bonusesh.

Një milion do të arkëtohet nga klubi i aktual, Athlético Paranaense, në rast se do të fitojë ndonjëherë “Topin e Artë”.

Me këtë shumë të operacionit, Vitor Roque mund të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Brazilit duke qenë se transferimi i Endrick te Reali i Madridit u mbyll për një shifër që mund të arrijë në 60 milionë. Nëse plotësohen variablat e lojtarit të ri të Barçës, pagesa do të arrijë në 61 milionë.

Në këtë moment, Vitor Roque, familja e tij dhe menaxheri André Cury, janë tashmë bashkë në Curitiba.

Ata u takuan në këtë qytet për të nënshkruar kontratën e tyre të transferimit me Athlético Paranaensen. Kontrata me Barcelonën do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029, por disa burime flasin për një sezon tjetër opsional.

Zyrtarizimi nga Barcelona pritet të ndodhë gjatë orëve në vazhdim./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA