Mario Balotelli po vuan për të gjetur një skuadër të re.
Sulmuesi italian u transferua gjatë verës së vitit të kaluar te Sioni në Zvicër. Aventurë për t’u harruar, me 32-vjeçarin që shënoi vetëm 6 gola dhe skuadrën që ra nga kategoria.
Shtypi turk shkruan se agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e Trabzonsporit, por në krye të listës së dëshirave të klubit qëndron Bruno Petkovic. Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit dhe kombëtares kroate.
Nëse nuk arrihet akordi me qendërsulmuesin kroat, atëherë te Trabzonspori mund të marrin në konsideratë mundësinë e firmës me Balotellin.
Karriera e italianit ka shkuar në rënie, ai nuk ia doli të linte gjurmë në kampionatin helvet. Dhe tani po tenton të rikthehet në Turqi, aty ku më parë ka luajtur me Adana Demirspor. /Supersport
Top Channel