Atalanta është e interesuar për të siguruar shërbimet e Mason Greenwood.
Informacioni është bërë i ditur këtë të premte nga Manchester Evening News, që raporton se janë duke u negociuar mes klubit italian dhe Manchester United për transferimin e 21-vjeçarit të ri anglez në Serie A në formë huazimi.
I njëjti burim thotë se në bisedat mes dy klubeve është diskutuar edhe mundësia që Rasmus Hojlund të marrë rrugën e kundërt dhe të shkojë në “Old Trafford”.
Kujtojmë se Greenwood, i cili ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2025, është rikthyer së fundmi në stërvitje, por veçmas. Lojtari është parë në një fushë, në zonën e Mançesterit, i shoqëruar nga një trajner personal, për herë të parë që kur ish e dashura tërhoqi, në shkurt, akuzat për tentativë përdhunimi, agresion dhe sjellje abuzuese.
Top Channel