Sekretarja amerikane e Thesarit nxit bashkëpunimin ekonomik SHBA-Kinë

08/07/2023 17:52

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nxiti të shtunën forcimin e komunikimit mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për të përmirësuar vendimmarrjet ekonomike dhe sfidoi Pekinin që t’i bashkohet nismës globale për të ndihmuar vendet më të varfra të trajtojnë ndryshimet klimatike.

“Pavarësisht tensionenve dy palëshe, niveli i lartë i shkëmbimeve tregtare vitin e kaluar tregoi se ka vend për t’u angazhuar në tregti dhe investime”, i tha zonja Yellen homologut të saj, zëvendës kryeministrit kinez He Ligen, në fillim të takimit, që sipas zyrtarëve amerikanë pritet të zgjasë më shumë se tre orë.

Zonja Yellen tha se është thelbësore që dy vendet të përqëndrohen në çështje me interes të përbashkët dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut.

“Në kuadër të një përspektive të komplikuar të ekonomisë globale, ekzsiton nevoja urgjente që dy ekonomitë më të mëdha të komunikojnë nga afër dhe të shkëmbejnë pikëpamjet se si mund të reagojmë ndaj sfidave të ndryshme,” i tha zonja Yellen zëvendsër kryeministrit He, zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës.

Zonja Yellen dhe zyrtarë të tjerë amerikanë janë në një mision të vështirë diplomatik, duke u përpjekur të riparojnë lidhjet me Kinën pasi ushtria amerikane goditi dhe rrëzoi një balonë kineze mbi Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojnë të nxisin Pekinin të ndalë praktikat që ato i shohin si të dëmshme për kompanitë amerikane dhe perëndimore.

Zonja Yellen pritet të qëndrojë në Kinë deri të dielën dhe vizita e saj vjen pas asaj të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, e para në një nivel të tillë, në 5 vjet./ VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA