Juventus “fut hundët” në merkaton e Inter, refuzohet oferta e zikaltërve

08/07/2023 17:05

Ashtu siç edhe dihet prej kohësh, Inter kërkon të rikthejë me të drejta të plota Romelu Lukakun.

Belgu aktualisht është pjesë e Chelseat, me “Blutë e Londrës” që po presin ofertën e duhur për ta lënë të lirë duke qenë se Lukaku nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochetino.

Dhe, në fakt në Londër mbërriti oferta mga Inter, por që u refuzua nga anglezët pasi ajo ishte dukshëm inferiore nga shifra 45 milionë euro që kërkon Chelsea. Nga ana tjetër, për Lukakun përveç interesit nga Arabia Saudite, tashmë në lojë është futur edhe Juventus. Bardhezinjtë po tentojnë të joshin sulmuesin me italianët q ëkërkojnë të jenë të përgatitur nëse përshëndeten me Dusan Vlahovic.

Serbi për më tepër është në planet e Chelseat dhe në këtë formë palët mund të bisedojnë edhe për ta përfshirë Lukakun në tratativat për serbin. Megjithatë, mbetet për t’u parë edhe vetë dëshira e Lukakut në këtë pikë duke qenë se belgu në më shumë se një rast e ka deklaruar se dëshiron vetëm Interin./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA