Mesazhi thumbues i Visjan Ukcenajt për mikun e tij më të mirë, aktorin shkodran të humorit Jul Deda, na ka futur të gjithëve në mendime. A do të këtë një rikthim të Julit në Top Channel në shtator?
Visjani la të kuptohet që po, do të kemi një vjeshtë të zjarrtë dhe energjike në televizionin kombëtar të të gjithë shqiptarëve. Mirëpo, a është ky pretendim 100% real apo aktori e luajti në mënyrë perfekte bllofin, për të konfuduar edhe më tepër publikun, në atë çka Deda “po gatuan” pas largimit nga kasti që e kishte shoqëruar prej vitesh? Kjo mbetet për t’u parë.
I ngacmuar nga moderatorja Erjona Rusi për një përgjigje të hapur, Jul Deda ka zgjedhur të “bunkerizojë” veten, duke thënë thjesht “së bashku mund të shihemi më shpesh”. Por, për të kuptuar se çfarë do të thotë saktësisht kjo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim shtatorin.
Prisni edhe ju me ne sepse kurrë nuk i dihet.
Pjesë nga biseda:
Visjan Ukcenaj: Për Dedën s’kam çfarë flas më. Ju të gjithë e njihni tashmë sa dimensional është ai. Kështu që unë e përshëndes dhe i uroj suksese në projektet e reja…
Jul Deda: Aaaa…
Visjan Ukcenaj: … sepse tashmë jemi të gjithë individë të lirë dhe do të kemi surpriza besoj së shpejti për të gjithë. Dikush në Top, dikush andej, dikush këtej. Unë uroj më të mirën për Dedën në projektet e reja. Të përqafoj Deda dhe ju përshëndes publiku me surpriza në shtator.
Jul Deda: Është e vërtetë kjo që thotë Visiani, e kam pasur me tepri atë sensin e energjisë.
Erjona Rusi: Jo jo, po kjo pjesa e projekteve? Ëëë, si është kjo?
Jul Deda: Tashi lëri këto tashi…
Erjona Rusi: Nuk tregosh asgjë? Do e lëmë për në shtator?
Jul Deda: Jo, nuk do të tregoj asnjë gjë.
Erjona Rusi: I sigurt?
Jul Deda: Joo…
Erjona Rusi: Për kokainën isha në rregull unë.
Jul Deda: Për atë kokainën që thotë ai (energjinë e madhe) ishe në rregull. I përshëndes të gjithë çunat dhe gocat nëpërmjet Visjanit, sepse u bën gjithë këto vite që punojmë bashkë dhe shpresoj të rishihemi nëpër projekte të reja.
Erjona Rusi: Patjetër, i përshëndesim edhe ne. Shumë suksese.
Jul Deda: Kurse bashkë mund të shihemi më shpesh.
Erjona Rusi: Aaa…, “bashkë mund të shihemi më shpesh”. Urojmë, pse jo.
Top Channel