Ditën e premte, Arda Guler një nga talentët më të mëdhenj turk u prezantua te Real Madrid duke bërë realitet ëndrrën e tij.
“Los Blancos” paguan plot 20 milionë euro në drejtim të Fenerbahce teksa fantazisti pritet që pak nga pak të shndërrohet në një element titullar për organikën e trajnerit Carlo Ancelotti.
Në konferencë për shtyp, Guler e bëri të qartë se ishte transferuar në Santiago Bernabeu për të luajtur dhe jo për të “ngrohur” stolin. Ndërkohë, konferencën dhe fjalët e para të Guler si lojtar i madrilenëve i ndoqën edhe shokët e tij te Fenerbahce.
Madje, klubi turk mendoi të shpërndante edhe një video ku të gjithë lojtarët e Fenerbahce ishin mbledhur për të ndjekur Guler teksa momenti më kulmor ishte kur disa prej futbollistëve turq nuk mundën t’i mbanin lotët. Sigurisht, të luash me Realin është një nga arritjet më të mëdha në karrierën e një futbollisti dhe te Fenerbahce u ndjenë krenar që një talent turk dhe mik i tyre realizoi ëndrrën e madhe.
Top Channel