Pas rebelimit të dështuar të grupit mercenar Wagner ndaj Moksës muajin e kaluar, një marrëveshje raportohet se u arrit për t’i dërguar ata në Bjellorusinë fqinje.
Rrjetet mediatike vizituan kampin e ofruar nga vendi aleat i Rusisë, por zyrtarët aty ankoheshin se ende asnjë nga luftëtarët rusë nuk kanë ardhur, “as të paktën për ta parë…”
Kampi ndodhet në qytezën Tsel, në rajonin lindor Mogilev ku zv-ministri i mbrojtjes tha se mirëpresin trupat ushtarake ruse.
“Me siguri ata janë të gatshëm për të stërvitur trupat tona”, shtonte ai duke prezantuar ofertën e mikpritjes.
Kampi i epokës sovjetike ndodhet rreth 70 km larg kryeqytetit Minsk, dhe u prezantua dje për një grup gazetarësh ndërkombëtarë.
Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes Leonid Kasinsky konfirmonte se ende asnjë ushtarak i huaj nuk ka ardhur, ndërsa tregonte ambjentet e brendshme të kampit me tenda dhe pajisje ushtarake.
Më herët presidenti Lukashenko tha se në kundërshtim të marrëveshjes, Prigozhin nuk ndodhej në Bjellorusi, por duket se ishte kthyer në shtëpinë e tij në Shën Petersburg.
Ai shtonte se trupat e Wagner ishin vendosur në kampet e tyre të përhershme, me çka dukej se i referohej instilacioneve ushtarake në lindje të Ukrainës.
Dje zëdhënësi i Putin Dmitry Peskov refuzonte pyetjet mbi vendndodhjen e Prigozhin apo mundësinë e prishjes së marrëveshjes me Bjellorusinë.
Top Channel