“Netët e librit” mbërriti në Torrën Veneciane të Durrësit për të nisur rrugëtimin e vet në qytetet turistike të vendit përgjatë këtij sezoni turistik.
Ky projekt i Qendrës Kombëtare të Librit e nisi turin e tij nga Durrësi, kryeqendra e turizmit shqiptar, duke përzgjedhur Torrën Veneciane një nga simbolet e trashëgimisë sonë kulturore dhe pjesë e fortifikimit bizantin të Durrësit. Ky monument i kategorisë së parë rihapet për këtë ngjarje kulturore, pas restaurimit që ndoqi dëmtimin e tij nga tërmeti i vitit 2019,
Drejtuesja e QKL-së Alda Bardhyli mirëseardhi në këtë natë të parë të librit shkrimtarët Bashkim Hoxha, Mimoza Ahmeti, Enkel Demi, Vera Bekteshi dhe Ylljet Aliccka.
I konceptuar si një ftesë diskutimi, një agorë mes krijuesve dhe lexuesve, Netët e Librit vijnë si një sfidë vere për të nxitur debatin dhe afruar lexues të rinj.
Sfida verore e letërsisë dhe librit në tërësi ka nisur udhëtimin e vet për të grishur sa më shumë lexues në botën e librit fizik, që synon t’i mbijetojë zhvillimeve të vrullshme teknologjike, botës së internetit.
Enkel Demi uroi që Torra Veneciane të kthehet në një tempull të artit e dashurisë për të.
Pas Durrësit, “Netët e Librit” do të udhëtojnë drejt destinacioneve të tjera turistike, duke angazhuar krijues dhe lexues të tjerë.
Top Channel