Akti normativ i Qeverisë/ Hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska, “listë e zezë” për udhëtimet në Europë 28/10 22:54
Ka mbërritur në Beograd pak çaste më parë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Pasditen e sotme Rama ishte në Podgoricë, më herët në Sarajevë. Një ditë më parë, Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.
Në Prishtinë, Rama u prit në takim nga presidentja e Kosovës, ndërsa takimi i Ramës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ndodhi për shkak se ky i fundit refuzoi.
Turneu i Ramës përfundon me vizitën në Serbi, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandçr Vuçiç. Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiçin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Top Channel