Ish-deputetja e PS që iu bashkua “Flamingove” kundër Ramës për 4 milionët e Kanye West: Të jepeshin për parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij në kuadër të turit ballkanik.
Rama ka ndarë fotot nga takimi me presidentin serb, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.
Pasditen e sotme Rama ishte në Podgoricë, më herët në Sarajevë. Një ditë më parë, Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën. Në Prishtinë, Rama u prit në takim nga presidentja e Kosovës, ndërsa takimi i Ramës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ndodhi për shkak se ky i fundit refuzoi.
Turneu i Ramës përfundon me vizitën në Serbi, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandçr Vuçiç. Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiçin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Top Channel