Motoristët nga Serbia nisen drejt Kosovës me mbishkrime provokuese
07/07/2023 17:53
Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet ‘Kosova është djep i Serbisë’.
Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë veç ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.
Top Channel