Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Real Madrid ka prezantuar Arda Guler si lojtarin më të ri të skuadrës së Carlo Ancelottit.
Talenti turk, i cili në vendlindje thërritet me nofkën “Messi i Turqisë”, ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos”.
Presidenti Florentino Perez fitoi rivalitetin e madh për 18-vjeçarin e Fenerbahces. Barcelona arriti akordin me klubin nga Stambolli, por dëshira e lojtarit ofensiv ishte kalimi te Reali.
20 milionë euro + 10 të tjera në formë bonusesh për Fenerbahcen, ndërkohë që familja e futbollistit fitoi një komision 20 milionë euro për firmën me Realin.
Duhet shtuar se Fenerbahce ka mbajtur 20% të kartonit të mesfushorit të avancuar, i cili luan mirë edhe në krahun e djathtë të sulmit. Pavarësisht moshës së re, Arda Guler numëron 4 ndeshje dhe një gol me kombëtaren turke.
Në komunikatën zyrtare të Realit theksohet se prezantimi i adoleshentit turk në “Santiago Bernabeu” do të bëhet të premten e 7 korrikut.

Top Channel