Video/ SHBA publikon pamjet e konfrontimit të gjuajtësve rusë me dronët amerikanë mbi Siri (fotot)

06/07/2023 17:19

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes akuzonin sot pilotët e gjuajtësve rusë për ‘sjellje të pakujdesshme’ me fluturimet e rrezikshme dhe lëshimin e lëndëve verbuese ndaj dronëve të tyre, në misionet kundër ISIS më herët në Siri.

Forcat ajrore publikonin video ku gjuajtësit rusë shihet që fluturojnë rrezikshëm ndaj disa dronëve amerikanë në Siri, duke lëshuar fishekzjarre e karburant mbi ta, çka detyronte dronët e armatosur MQ-9 Reapers të kryenin manovra shmangieje.

Në deklaratën e tyre zyrtarët amerikanë thonin: “Këto evente janë një nivel i ri mungese profesionalizmi nga forcat ajrore ruse që operojnë në Siri.”

Pamjet përfshijnë një seri incidentesh me gjuajtësit rusë SU-35 që fluturonin pranë dronit Reaper, dhe më vonë lëshonin fishekzjarrë me parashutë në kursin lëvizjes së tij.

Gjenerali Alex Grynkeich, i komandës ajrore të SHBA në Lindjen e Mesme, tha se pilotët rusë vendosën avionin para dronit dhe lëshuan karburant çka reduktoi aftësinë e tij të operimit.

Grynkeich tha se avionët e provokuar në fluturim “u penguan të kryenin detyrën e tyre në luftën kundër ISIS”.

Rreth 900 trupa të SHBA janë ende në Siri duke bashkëpunuar me grupet kurdë kundër militantëve të ISIS, sipas Uashingtonit.

Nuk jepen detaje të tjera të incidenteve apo të vendndodhjes së tyre në Siri.

FOTO GALERI
2/3
Gjuajtësit rusë shihet që fluturojnë rrezikshëm ndaj disa dronëve amerikanë në Siri, duke lëshuar fishekzjarre e karburant mbi ta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA