Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Ramën.
Gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami ka pyetur kryeministrin Kurti nëse do të takohet me Ramën, por ai nuk ka pranuar të përgjigjet dhe është larguar me një përshëndetje.
Aktualisht Rama ndodhet në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.
Në kushtet ku paqja në Ballkan është e brishtë gjë të cilën e dëshmon edhe situata në veri të Kosovës, shtimi i vëmendjes së BE për Rajonin përmes iniciativës së Berlinit, kthehet në një nevojë absolute.
Prandaj kryeministri Edi Rama e ka ndërmarrë këtë tur ballkanik, me qëllimin final dhënien e një impulsi të ri kësaj iniciative, duke mos pritur që kjo shtysë të vijë Gjermania apo Franca organizuese në të shkuarën të Samiteve për iniciativën e Berlinit.
Top Channel