
25/02 09:55
Blerja e Harry Kane nga Bayerni i Mynihut është një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje verore në Angli.
Vetë sulmuesi anglez duket se e dëshiron këtë transferimin te skuadra bavareze, e cila po bën madje disa manovra që e kanë tërbuar presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy.
Sipas “Daily Mail”, sulmuesi dhe trajneri i kampionëve të Bundesligës, Thomas Tuchel kanë zhvilluar “bisedime sekrete” në shtëpinë e lojtarit.
Nga Gjermania, “Bild” shton se Tottenham tani dëshiron të hakmerret me Bayernin dhe do të refuzojë një ofertë prej 85 milionë stërlinash, duke kërkuar edhe më shumë para./ Supersport
Top Channel