Takimi në pikëpyetje Rama-Kurti, astrologia Meri Shehu ka një këshillë për kryeministrin shqiptar

06/07/2023 11:33

E ftuar në emisionin “Wake Up”, astrologia Meri Shehu ka bërë edhe një koment lidhur me takimin Rama-Kurti.

Meri tregon se si një Dash që është, Kurti është një njeri luftarak dhe mbron të drejtën e vetë. Kurti nuk ka konfirmuar takimin me Ramën dhe për këtë astrologia shprehet se për herë të parë është pro tij, madje i jep një këshillë Ramës, ku thotë se duhet të bëhet pak më dinjitoz.

Neada Muçaj: Doja të të bëja një pyetje meqë është tema e ditës marrëdhënia Rama-Kurti.

Meri Shehu: Sa bukur më dolët në temë.

Neada Muçaj: Kemi një Gaforre dhe një Dash.

Meri Shehu: Kurti është një Dash, tipik luftëtar dhe që mbron atë të drejtën e vetë dhe mund t’i bjerë dhe murit me kokë…

Enxhi Nasufi: Dhe lajmi i fundit është që zoti Kurti nuk e ka konfirmuar takimin me Ramën.

Meri Shehu: Dhe shumë mirë ka bërë që nuk e ka konfirmuar. Për herë të parë jam pro Kurtit sepse kur Kurti e priti mbledhjen që e anuloi Rama dhe tani për çfarë vete atje? Për qokë, se kuptova? Rama është Gaforre, dhe Gaforrja është e ndjeshme, por nuk e di pse humbin nëpër fazat emocionale dhe harrojnë që nga një herë të qenit i drejtpërdrejtë ose të mbrosh atë çfarë ti beson nuk ka superfuqi në botë që ty të ta mposhtë.

Zoti Rama duhet të bëhet më pak dinjitoz, më falni, por në aspektin e shenjave. Ndoshta nuk është udhëheqës lufte, nuk është zgjedhur për luftë sepse ka ardhur me pretendime të tjera, por në momente lufte nuk duhet të themi jo. Jo se ne jemi gati luftës, por të mbrojmë dinjitetin. Duket se kemi humbur dinjitetet tona, kështu që Dashi e mbron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA