Doktor Gentian Stroni, i ftuar në Top Story tregoi arsyet pse mjekët zgjedhin të ikin nga nga vendi ynë, për në vendet e Bashkimit Europian.

“Unë do doja ta nisja që me ditën e parë të marrjes ose thirrjes së studentëve të mjekësisë. Mos harrojmë që është kontigjeni më i mirë i studenteve të cilët konkurrojnë për të shkuar në mjekësi. Janë që gjithë që kërkojnë nga vetja, janë të gjithë që janë në kuota ose nivele pothuajse të barabarta. Në kuadër të 6 viteve që vijnë mes tyre mund të ketë seleksionime. Përgjithësisht janë persona që kërkojnë nga vetja shumë dhe duan maksimumin, pavarësisht se jo përherë u sigurohet maksimumi, jo në të gjitha mundësitë. Parë në këtë këndvështrim, un nuk do bëja dot diferencën se kush ka ikur dhe ka ngelur, më të mirët ose jo. Këtë lloj diference është shumë e vështirë për ta bërë me studentët e mjekësisë”, tha Stroni.

“Ambiciozët mund të lëvizin dhe të ikin”, shtoi ai.

Doktori bëri një krahasim duke thënë: “Kur flasim për Messin që shitet aty ku është më e shtrenjta, pra ku blihet shërbimi i tij, e merr ai klub që ka kapacitet më të madh për ta blerë. Kjo nuk ndodh jo vetëm me mjekët ndodh edhe me hidraulikët, elektriçistët, etj.”

“Problemi qëndron tek mentaliteti që ne duhet të fusim tek këta studentë dhe politikat që duhet të bëjmë me qëllim që ata të ndihem mirë. Përgjithësisht është pjesa ekonomike që lëviz. Ne kemi një lëvizshmëri për arsye ekonomike. Në aspektin e të rinjve shqiptarë ne nuk po i testojmë  që: “kufinjt e Shqipërisë janë nën kërcënim dhe këta të rinj duhet të marrin një armë dhe të shkuar në front”. Duhet të shohin se ku shitet truri i tyre, se ku mundet të shkojnë për më mirë, por parë nga këndvështrimi tjetër a i kanë këta kushtet maksimale në vendin ku jetojnë”, tha Stani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA