Zv.ministrja e shëndetësisë Entela Ramasoçaj është shprehur ditën e sotme në Top Story se të gjitha spitalet shtetërore janë të plotësuar me mjekë specialistë. 

Sipas saj, të gjithë mjekët janë të lirë të lëvizin jashtë vendit, por edhe të kthehen nga jashtë pasi kanë marrë eksperienca në vendet më të zhvilluara.

Ramasoçaj u shpreh se kuotat janë rritur vitet e fundit dhe sërish do të rriten.

“Ky është një fenomen që nuk është lënë asnjëherë në rënie të lirë. Bëhet fjalë nga viti 2014 që ne për herë të parë hapëm pas 4 vitesh specializimet afatgjata pikërisht për të specializuar mjekë për sistemin shëndetësor, shoqëruar kjo me rritjen e kuotave. Vitin e kaluar shtuam kuotat me 100, këtë vit edhe 50 më tepër, vitin tjetër edhe 50 më tepër. Ne nuk kemi të dhëna që të jenë rritur të dhënat e largimit të stafeve tona shëndetësore, por patjetër që janë të lira, mjekët infermierët janë të lirë të lëvizin. E rëndësishme është që ne kemi arritur të plotësojmë nevojat për mjekë specialistë në spitalet tona rajonale e bashkiake. Ne nuk kemi mungesë të mjekëve specialistë në spitalet publike. Kjo është një çështje dinamike, patjetër që mjekët janë të lirë të lëvizin ashtu siç mund të kthehen pasi kanë pasur një eksperiencë pune në vendet e zhvilluara.”- tha Entela Ramasoçaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA